Telegrafi

Dzeko: Nuk do të luaj për Milanin

Sipas spekulimeve të fundit, Milani kishte arritur marrëveshje me zyrtarët gjermanë dhe pritej vetëm prezantimi i Dzekos në fanellën e Milanit, por është vetë protagonisti ai që mohon çdo spekulim.

“Po, Milani është ekipi im i preferuar dhe për këtë arsye mediat më kanë lidhur me një kalim te Rossonerët. Kjo nuk do të thotë se unë do të luaj për Milanin vitin e ardhshëm”.

“Sezon tjetër me Wolfsburgun? Kam disa oferta të cilat janë duke i përpunuar agjentët. Nuk e di nëse do të qëndroj këtu edhe për një sezon”, tha Dzeko për Spox. /Telegrafi/