Për mikrofonat e Premium Sport, ka folur sulmuesi i Romës, Edin Dzeko pas fitores ndaj Pescaras.
Boshnjaku e pranoi se pas dy golave ata u qetësuan më shumë se që duhej dhe kjo i kushtoi në vazhdim të ndeshjes.
“E kemi filluar mirë, dy gola në dhjetë minutat e parë. Ndoshta u relaksuam më shumë se që duhej, humbëm shumë topa dhe nuk arritëm të bëjmë një tjetër gol. Nuk ishte e lehtë, por fituam tre pikë”.
“Katër pikë nga Juventusi? Shikojmë ndeshje pas ndeshje, duhet të përmirësohemi”.
“Nëse luajmë si sonte nuk fitojmë derbin. Kam bërë 12 gola dhe po ndihem mirë, por dua të bëj ende”, ka thënë Dzeko.
Ndeshja e ardhshme e Romës është ndaj Lazios. /Telegafi/