Telegrafi

Dzeko mezi pret fillimin e edicionit me Romën

Roma nesër do ta zhvilloi ndeshjen e parë për edicionin e ri në Serie A.

Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko ka folur para ndeshjes me Udinesen që skuadra verdh e kuqe e zhvillon në ‘Olimpico’.

“Është gjithmonë e rëndësishme të fitohet ndeshja e parë, sidomos kur ajo luhet në shtëpi”.

“Kam punuar shumë dhe jam gati për një fillim të ri me Romën. Dëshirojmë të fitojmë trofe këtë edicion për tifozët”, deklaroi Dzeko.

Roma – Udinese do të filloj në ora 18:00 dhe është ndeshja hapëse e Serie A për edicionin 2016-17. /Telegrafi/