Sulmuesi boshnjak i Romës, Edin Dzeko duket se ka vendosur që në fund të këtij sezoni, të largohet nga kryeqyteti i Italisë.
Sipas mediave italiane, sulmuesi boshnjak kërkohet nga klubi turk, Besiktas, por lojtari preferon rikthimin në Ligën Premier.
Ish-futbollisti i Manchester Cityt verën e kaluar iu bashkua Romës, por thuhet se boshnjaku dëshiron rikthimin në ishull.
Për shërbimet e tij interesim ka shprehur skuadra londineze West Ham që është e gatshme të paguajë 25 milionë euro për kartonin e tij.
Gjithsesi Roma ende nuk ka vendosur nëse do ta lë të lirë Dzekon apo jo. /Telegrafi/