Telegrafi

Dzeko i lumtur te Roma

Edin Dzeko këmbëngul se ai është i lumtur në klubin e Romës, pavarësisht kritikave pas një sezonin të parë nën nivel në Serie A.

30-vjeçari u bashkua me Giallorossët nga Manchester City verën e kaluar, me shpresa të mëdha pas një mase të suksesshme në Ligën Premier.

Megjithatë, ai shënoi vetëm 10 gola në 39 paraqitje sezonin e kaluar, duke nxitur spekulimet se e ardhmja e tij mund të shtrihen në vende të tjera.

“Po, unë jam ende këtu dhe natyrisht që unë jam i lumtur për të qëndruar”, ka thënë reprezentuesi boshnjak, Dzeko, pasi shënoi në fitoren miqësore ndaj Montreal Impact.

Sulmuesi, i cili është kthyer në formë gjatë para-sezonit, është pyetur më pas edhe për të përshkruar momentin më të madh të karrierës së tij.

“Është e vështirë, por unë mendoj se kjo ishte ndoshta kur Bosnja u kualifikua për Kupën e Botës duke mundur 1-0 Lituaninë. Unë mendoj se kjo ishte periudha më e rëndësishme e karrierës time”, përfundoi sulmuesi boshnjak. /Telegrafi/