Telegrafi

Dzeko: Kur erdha te Roma nuk e kuptoja aspak futbollin italian

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, ka folur për dallimet e këtij sezoni me atë të vitit të kaluar.

Boshnjaku ka thënë se në fillim ishte çdo gjë e vështirë, por tashmë ka filluar të kupton mirë.

“Çfarë nuk kuptuat në fillim në futbollin italian? Ndoshta, gjithçka. Mbrojtjet ishin shumë kompakte, por tani mendoj se kuptoj dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Trajneri më jep udhëzime, më motivon të vazhdoj të bëjë mirë”.

“Më duhet të përqendrohem më shumë, pasi dua të shfrytëzoj të gjitha mundësitë që më jepen. Kur luajmë në shtëpi dhe e shikojmë stadiumin bosh dhe pastaj shkojmë te Juventusiti e shikojmë plotë, është e vështirë për ne”.

“Juventus është i fortë, por çdo gjë është e mundur”, ka thënë Dzeko. /Telegrafi/