Telegrafi

Dzeko ka çmimin e vet

Trajneri Armin Veh e ka bërë të qartë se secili lojtar ka çmimin e vet, ku përfshihet edhe boshnjaku, i cili mund të largohet gjatë afatit kalimtar nëse ekipit nga Bundesliga i ofrohet një shifër e dëshirueshme.

“Gjithmonë ekziston mundësia që një lojtar i kalibrit të Dzekos të tërheqë interesimin e skuadrave tjera. Për këtë duhet të jetë i përgatitur klubi. Megjithatë, lojtarët si Dzeko nuk blihen lirë”, ka thënë Veh për “Allgemeine Zeitung”.