Site icon Telegrafi

Dzeko: Jam mirë te Roma, shpresoj një ditë të kthehem te Wolfsburgu

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, ka folur për të ardhmen e tij te klubi italian.

Boshnjaku ka thënë se ndihet mirë te klubi nga kryeqyteti italian, por se një ditë dëshiron të rikthehet në Bundesliga te Wolsfburgut.

“I detyrohem gjithçka Wolsfburgut. Pa ata nuk do isha te Manchester City e Roma. Kam 31-vjeç dhe ndihem shumë mirë”, ka thënë Dzeko për Sportbild.de.

“Kam një kontratë tre vjeçare me Romën dhe po ndjehem i qet. Shpresoj që të kthehem një ditë të Wolfsburgi”, ka shtuar për fund boshnjaku.

Dzeko ka shënuar 29 gola në sezonin 2016/17 dhe ka asistuar nëntë herën Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version