Telegrafi

Dzeko i thotë jo Ligës Premier

23-vjeçari është lidhur me një varg klubesh në disa muajt e kaluar pas paraqitjes së tij të shkëlqyeshme me kampionin e Bundesligës sezonin e kaluar.

Pavarësisht interesimit nga klube angleze si Manchester United, Arsenal, Tottenham dhe Manchester City, krahas gjigantit italian Milan, sulmuesi boshnjak nuk mendon të largohet në muajin janar.

“Një largim gjatë afatit kalimtar dimëror nuk do të jetë opsion”, ka thënë Dzeko për Bild./Telegrafi/