Edin Dzeko beson se Roma e meritoi fitoren si mysafir i Bolognas (2-1) në ndeshjen e javës së katërt në kampionatin italian.
Sulmuesi boshnjak e shënoi golin e fitores në minutat shtesë pas harkimit nga Lorenzo Pellegrini, ndërsa më herët kishin realizuar Aleksandar Kolarov dhe Nicola Sansone.
“Në fund të fundit, mendoj se ishte fitore e merituar, sidomos për faktin se më thanë që penalltia e Bolognas ishte shumë e butë”.
“Besuam deri në fund, edhe pasi mbetëm me një lojtar më pak. Me shumë meritë e morën fitoren, ndërsa të fitosh në këtë mënyrë në sekondën e fundit, është ndjenjë akoma më e mirë”.
“Të gjithë u çmendën në fund. Jam shumë i kënaqur për skuadrën dhe tifozët, të cilët na ndjekin gjithmonë. Shpresojmë t’u japim disa momente kënaqësie”, ka deklaruar Dzeko për Sky Sport Italia. /Telegrafi/