Telegrafi

Dzeko: Fitore e rëndësishme, vazhdojmë kështu

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, ka folur pas fitores ndaj Cagliarit me rezultat 1-0, ku goli i vetëm në takim erdhi nga ai.

Boshnjaku tha se ishte fitore e rëndësishme, por e vështirë.

“Fitore e rëndësishme, ishte e vështirë pasi Cagliari ka një skuadër të mirë. Kemi bërë një punë të madhe dhe duhet të vazhdojmë kështu”.

“Mbrojta po e bënë punën e saj në mënyrën më të mirë, tani kemi pak pushim dhe pastaj mendojmë për Sampdorian”.

“Sonte kam shpërdoruar raste, kam gabuar, por kemi bërë mirë në pjesën e dytë. Duhet të vazhdojmë kështu, të gjithë së bashku”, ka thënë Dzeko për Premium Sport. /Telegrafi/