Telegrafi

Dzeko është në shitje

Ditë më parë u njoftua se Dzeko ka arritur marrëveshje me Milanin, dhe pritej të arrihej edhe marrëveshja ndërmjet klubeve. Mirëpo kampioni gjerman vazhdonte të thotë se sulmuesi i spikatur nuk ishte në shitje, por duket se drejtuesit gjermanë kanë ndërruar mendje.

“Të gjithë jemi duke punuar që negociatat të përfundojnë në një mënyrë pozitive. Një derë e vogël është hapur dhe gjithçka varet nga drejtuesit e Wolfsburgut të cilët do të japin opinionin e tyre në ditët në vijim. E mira është se nuk e ekziston më shprehja ‘nuk është në shitje’”, ka thënë Borozan për “Gazzetta dello Sport”.