Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, foli pas fitores ndaj Bolognas me rezultat 0-3, ku shënoi golin e fundit në takim.
Boshnjaku tha se ishte një fitore e rëndësishme, por shumë e vështirë sepse erdhi pas eliminimit nga Kupa e Italisë.
“Pasi u eliminuam nga Kupës së Italisë nuk ishte e lehtë, të gjithë ishim të trishtuar, por kishim tetë lojë para për t’i luajtur”.
“Të bësh tre gola ndaj Bolognas nuk ishte e lehtë. Unë dua gjithmonë të përmirësohem, por edhe si ekip kemi nevojë për përmirësime”.
“Kemi edhe shtatë ndeshje, por sot ishte një fitore e rëndësishme, në vazhdim duhet të bëjmë gjithçka për të fituar”, ka thënë Dzeko për Roma TV.
Vlen të theksohet se shtatlarti i Romës ka 24 gola dhe katër asistime këtë sezon në Serie A. /Telegrafi/