Telegrafi

Dzeko drejt Cityt?

“Dzeko është shumë pranë transferimit te Manchester City edhe pse ai do të preferonte të kalonte te Juventusi, por Bianconerët nuk kanë 25 milionë funte për të, të kërkuara nga klubi gjerman, për shkak se është dashur ta blejnë Storarin. Negociatat do të jenë të mundshme vetëm nëse përfshihet edhe Diego”, theksoi Naletilic.

Përpos dy skuadrave të përmendura nga agjenti i Dzekos, në garë kanë qenë dhe Tottenhami e Milani, të cilët siç duket kanë hequr dorë nga sulmuesi boshnjak. /Telegrafi/