Roma e ka mposhtur 4-0 Leccen në kuadër të javës së 25-të në Serie A.
Golat për Giallorosët i shënuan Cengiz Under, Henrikh Mkhitaryan, Edin Dzeko dhe Aleksandar Kolarov.
Romakët ishin më të mirë në fushë dhe morën notën e përgjithshme 7.62, derisa Lecce u vlerësua me 6.03.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim u vlerësua sulmuesi boshnjak që shënoi një herë dhe asistoi te goli i armenit, e u notua me 9.9.
Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të ishte mesfushori i mysafirëve, Jacopo Petriccione.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/