Sulmuesi i AS Romës, Edin Dzeko ka folur për sezonin e tij në parë në Seria A.
Ish-futbollisti i Manchester Cityt, verën e kaluar iu bashkua Romës, por boshnjaku nuk ka arritur të tregoj vlerat e tij më të mira.
Ai e pranon se viti i tij i parë në Itali ishte i vështirë, por Dzeko është i bindur se sezonin e ardhshëm do të jetë shumë më i mirë.
“Viti i parë në Itali ishte më i vështirë sesa e prisja, por unë jam i sigurt se vitin e ardhshëm do të jem më i mirë”, ka thënë Dzeko.
“Edhe në Gjermani dhe Angli në sezonin e parë kam luftuar shumë, dhe kam nevojë për kohë që të adaptohem në Itali”, theksoi ai.
Ndryshe, lojtari është i lidhur me largimin nga kryeqyteti i Italisë. Ai është i lidhur me transferimin në Kinë dhe Turqi./Telegrafi/