Një 40-vjeçar shqiptar, banues në Ponta Egola në Itali, mbeti i plagosur rëndë, teksa punonte me ekskavator për të hapur një gropë rreth dy metra të thellë
Shqiptari ra nga mjeti, papritmas, teksa u shemb një ndërtesë aty pranë, duke e zënë poshtë. Kolegët e tij ndërhynë, duke e nxjerrë nga gërmadhat.
Mbeturinat e rëna i kanë shkaktuar plagë të shumta shqiptar. Ai u dërgua në spitali për kujdes intensiv në Empoli, ndërsa mbrëmë vonë u transferuar në Careggi për ndihmë të mëtejshme.
Momentalisht po bëhen hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.