Site icon Telegrafi

Për çdo lindje 40 mijë lekë, reagon Koço Kokëdhima: Qeveria nuk jep 5 mijë lekëshin që u detyrohet nënave

Qeveria vendosi sot që për çdo lindje do të jepen 40 mijë lekë, duke filluar nga muaji janar i vitit 2019.

Në lidhje me këtë vendim të qeverisë, ka reaguar deputeti socialist Koço Kokëdhima, i cili shprehet se qeveria nuk po jep 5 mijë lekëshin që iu detyrohet nënave.

Reagimi i Koço Kokëdhimës në Twitter për premtimin e qeverisë për të dhënë shpërblime për lindjen e fëmijëve:

“Qeveria premton 40 mijë lekë për çdo bebe të lindur nga janari 2019, kur prej vitesh nuk jep 5 mijë lekëshin që u detyrohet nënave. Qeveria e oligarkëve e boshatisi dhe e plaku Shqipërinë!”/Shekulli

Exit mobile version