Një oficeri korrektues është sulmuar në vendin e tij të punës në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.
Oficeri korrektues është sulmuar nga një i burgosur, derisa reagimi i stafit të burgut ka qenë i menjëhershëm, me ç’rast situata është vendosur nën kontroll.
Rastin e ka konfirmuar zyrtari i Lartë për Komunikim me Publikun pranë Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
Ndaj të burgosurit është iniciuar rast, derisa oficeri është dërguar për tretman mjekësor.
“Lidhur ne rastin ju njoftojmë se në BSL i burgosuri ka sulmuar fizikisht Oficerin Korrektues. Reagimi i Stafit të Sigurisë ka qenë i shpejtë dhe menjëherë është marrë situata në kontroll. Ndaj të burgosurit është iniciuar rasti në Polici, ndërsa Oficeri Korrektues është dërguar në stacionar të institucionit për tretman mjekësorë”, ka njoftuar Gashi./Telegrafi/