Site icon Telegrafi

Dyvjeçarja shpëtohet pas 24 orësh nën rrënoja nga tërmeti në Turqi

Vajza 2-vjeçare u shpëtua pas 24 orësh si rezultat i punës së ekipeve shpëtuese.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesës, e cila u shkatërrua në lagjen Mustafa Pasha pas tërmetit me magnitudë 6.8 ballë në rrethin Sivrice të Elazig, transmeton Telegrafi.

Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit të ekipeve, veçanërisht ekipeve AFAD dhe UMKE, po vazhdojnë ende.

Gjatë punimeve të kërkimit dhe shpëtimit të kryera në ndërtesën e shembur në Mustafa Paşa Mahallesi, ekipet e kërkimit dhe shpëtimit komunikuan me një grua nën rrënojat e ndërtesës.

Lexo po ashtu Rritet në 29 numri i të vdekurve pas tërmetit në Turqi

Skuadrat e JAK-ut arritën tek fëmija dhe nëna në rrënoja

Pas rreth 24 orësh, ekipet dëgjuan zërin e gruas dhe vepruan menjëherë. Dialogu midis gruas që pret të shpëtohet dhe personelit ishte emocionues.

Lexo po ashtu Tërmeti në Turqi, 21 të vdekur dhe 1000 të lënduar, në kërkim të 30 personave nën rrënoja

Personeli i kërkim shpëtimit tha: “Ne jemi këtu, po vijmë. Do të shpëtojmë. Mirë, po vijmë, a na shihni ne? Mirë, do të vijmë. A jeni me fëmijën? Pastaj gruaja flet: “Shpejt. Unë nuk mund të qëndroj akoma këtu. Ejani për hir të Allahut. Unë shoh dritën. Ju lutem, shpejt”, u përgjigj ajo.

Lexo po ashtu Turqia goditet sërish nga tërmeti

Duke vazhduar përpjekjet e tyre për të shmangur dëmtimin e gras dhe fëmijës, ekipet shpëtuan vajzën 2-vjeçare dhe nënën e saj nga rrënojat.

Ekipet vazhdojnë të punojnë për të shpëtuar jetë të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version