Një video e shfaq në rrjetet sociale shfaq një vajzë 2-vjeçare e pashoqëruar në kufirin Meksikë-SHBA, ku mbante vetëm një copë letër në dorë.
Vogëlushja nga El Salvadori u gjet në qarkun Maverick në Teksas, duke mbajtur një copë letra me emrin dhe numrin e telefonit derisa i tha policit se është në kërkim të nënës dhe babait, transmeton Telegrafi.
Vajza e veshur me xhaketë rozë, ishte pjesë e një grupi prej 200 emigrantëve ilegale – përfshirë 60 minorenë të pashoqëruar – që u ndalën të dielën.
Në videon e regjistruar nga kamera e zyrtarit policor nga Teksasi, Chris Olivarez, vogëlushja i përgjigjet pyetjeve.
Ajo u pyet se ku po shkon – derisa nuk hezitoi të tregojë se ka për synim të shkojë të babai dhe nëna – derisa mbante në dorë një letër që kishte të shkruar një emër dhe numër telefoni.
Kur u pyet se ku janë prindërit e saj, ajo tha: “në Shtetet e Bashkuara”. /Telegrafi/