Site icon Telegrafi

Dyvjeçarja godet automjetin dhe paditet për vandalizëm

Policia britanike ka marrë në pyetje vajzën anonime dyvjeçare nga Chippenham të cilën e kanë paditur për vandalizëm sepse ka goditur automjetin me shtagë. Pronari e ka lajmëruar në atë në polici dhe ka thënë se e ka bërë me qëllim.

Policët thonë se është dashur të paraqiten në thirrjen edhe pse bëhej fjalë për fëmijën i cili mezi ecën dhe është tepër i vogël për t’u arrestuar. Prindërit e saj janë në zënkë me pronarin e automjetit, prandaj policia është dashur të intervenojë në mënyrë që ata të mos zgjedhin problemin vetvetiu. Megjithatë, vajzës kjo nuk do t’i regjistrohet në dosjen e saj.

”Duke marrë parasysh që janë zënë edhe më herët, u kemi thënë që është më mirë të na thërrasin ne e jo të zgjidhin problemin vetvetiu. Kemi bërë gjënë e duhur. Edhe pse dy vjet janë shumë pak për vizitë të policisë”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Grupet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve kanë denoncuar vendimin që vajza të trajtohet si e dyshimtë. /Telegrafi/

Exit mobile version