Site icon Telegrafi

Dyvjeçari rrëzohet në shinat e trenit, adoleshenti rrezikon jetën për ta shpëtuar (Video)

Një adoleshent ka rrezikuar jetën për ta shpëtuar një djalë 2-vjeçar, i cili rrëzohet në shinat e trenit i cili për pak sekonda pritej të kalonte.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur vogëlushi vrapon dhe rrëzohet në shina në stacionin e trenit në Milano, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa nëna e tij mbeti e shokuar dhe nuk dinte si të vepronte, një 18-vjeçar pa u menduar dy herë kërceu poshtë dhe e nxori vogëlushin.

Incidenti ka ndodhur gjatë të martës mbrëma, ndërsa heroi i ditës është identifikuar si Lorenzo Pianazza.

Për fat të mirë djaloshi “kishte zgjedhur” momentin e duhur për t’u rrëzuar, pasi 90 sekonda më vonë pritej të kalonte treni që lëviz me shpejtësi të madhe.

Ndërkaq, vogëlushi i identifikuar si Mohamed, është dërguar me urgjencë në spital për t’u siguruar se nuk ka thyer këmbët apo duart. /Telegrafi/

Exit mobile version