Site icon Telegrafi

Dyvjeçari prekë kabllon elektrike dhe bie nga kati i tretë i ndërtesës, shpëton mrekullisht (Video, +18)

Një fëmijë dyvjeçar ka shpëtuar mrekullisht kur u rrëzua nga dritarja e katit të tretë të një apartamenti, në momentin që preku pa dashje kabllon elektrike dhe nga goditja e madhe e hodhi në tokë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin rrëqethës në Raghavendra Nagar të Indisë, ku shihet një grua duke ecur në rrugë kur befasisht para syve të saj bie një foshnje, transmeton Telegrafi.

Dy burra të identifikuar nga mediat indiane si Aman Gupta dhe Rajat Jain, shihen se si vrapojnë me shpejtësi në drejtim të djalit të vogël që qëndron i shtrirë në tokë pavetëdije.

Vogëlushi Karthik është dërguar me urgjencë në spital për tretman, ku mjekët konfirmuar se nuk ka pësuar lëndime serioze. Madje ata kanë thënë se djaloshi e ka “mashtruar vdekjen”.

Karthik po luante në ballkonin e apartamentit në katin e tretë, kur rrëshqiti dhe u përplas në kabllon e rrymës që nga goditja e fuqishme e gjuajti në tokë. /Telegrafi/

Exit mobile version