Site icon Telegrafi

Dyvjeçari pi 40 cigare në ditë

Djaloshi nga Musi Banyuasin në Sumatra pëlqen vetëm një lloj cigaresh dhe për çdo ditë pi nga 40 cigare, që prindërve të tij i kushton 3.70 paund në ditë, në krahinën ku rroga mesatare është vetëm 69 paund.

Dyvjeçari që tash peshon gati 26 kilogramë dhe nuk është në gjendje të vrapojë e të luajë me bashkëmoshatarët e vet. Tërë ditën shëtitet me biçikletë dhe i pëlqen të lëshojë shtëllunga tymi nga cigaret.

Nëna e djaloshit Diana, e cila u përpoq ta bindë të birin ta lë duhanin thotë: “Është i varur nga duhani. Nëse nuk pi duhan, bëhet nervoz, fillon të bërtasë dhe ta godasë murin me kokë. Thotë se nuk ndihet mirë dhe ka marramendje”.

Autoritetet në këtë rajon i premtuan prindërve se do tua blejnë një automobil nëse ia mbushin mendjen djalit të tyre ta lë duhanin, por babai i tij thotë “mua më duket se nuk është asgjë e rrezikshme, se di pse po ë bëjnë problem këtë punë”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version