Site icon Telegrafi

Dyvjeçari në pelena luan tenis

Edhe pse i ka vetëm dy vjet dhe ende bart pelena dhe nuk ndahet nga biberoni i tij, vendlindja e tij e sheh atë si shpresë të madhe për sportin britanik. Vogëlushi tanimë po i mund fëmijët të moshës gjashtëvjeçare, derisa reketin për herë të parë e ka marrë në dorë në muajin maj.

Ka ardhur me babën dhe pesë motra e vëllezër në trajnimin e motrës së tij 15-vjeçare, Rastësisht i ka fluturuar topi tek ai, e vogëlushi menjëherë e ka kthyer një forehand mbi rrjet. Me të parë këtë, trajneri Henry Newball menjëherë e ka marrë përsipër dhe thotë se vogëlushi ka talent të lindur për tenis.

Exit mobile version