Site icon Telegrafi

Dyvjeçari kapërdiu zinxhirin e arit 23 centimetra

Në spital me anë të detektori për metale gjetën zinxhirin 22 karatësh, ndërsa pasi të gjitha analizat dëshmuan se organizmi i djaloshit nuk është dëmtuar, vendosën ta lëshojnë në shtëpi që problemin ta zgjidhë vetë natyra.

“Ishte vërtetë shumë situatë e pakëndshme. Të gjithë më shikonin sikur të isha e çmendur”, thotë nëna Lisa e cila edhe më herët ia kishte nxjerrë nga goja djalit të saj vidat dhe lodrat e imëta, por zinxhiri i arit definitivisht është “kafshata” më e madhe e Roccos.

Zinxhiri ishte dhuratë që vëllai i tij më i madh Louis (4 vjeç) e kishte fituar, ndërsa prindërit po e ruanin derisa djaloshi të rritej edhe pak dhe ta barte në qafë. /Telegrafi/

Exit mobile version