Një burrë në pjesën lindore të Kinës ka fituar epitetin e heroit, pasi ka arritur ta shpëtojë një djalë të vogël që të rrëzohet nga ballkoni i apartamentit.
Incidenti i ndodhur në provincën Shandong për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi, kur 2-vjeçari po qëndronte i varur jashtë dritares në një copëz të vogël të betonit të katit të pestë, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë ai është shpëtuar nga një burrë, i cili arriti ta kapë derisa po binte nga më shumë se 12 metra lartësi.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq vogëlushin që qëndron i varur në një copëz betoni, dhe në një moment humb baraspeshimin dhe rrëshqet.
Megjithatë atë e kapi për këmbë një burrë që gjendej një kat më poshtë, dhe e shpëtoi nga vdekja.
Burri që u bë kryelajm i mediave kineze është identifikuar si Liu Yangming nga Chengle, ish-ushtarak. /Telegrafi/