Jameson Grubbs nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara nuk ka mundur të përmbahet dhe ka filluar të qajë, gjatë festimit të ditëlindjes së dytë.
I rrethuar nga familjarët që i këndonin ‘shumë urime për ty’, ai është përlotur dhe ia ka plasur vajit, transmeton Telegrafi.
Megjithëse kishte marrë shumë dhurata dhe përpara e kishte tortën, nuk dihet çfarë ndodhi që ai nuk ishte më i lumtur.
Filmimi ku ai shihet i mërzitur, është publikuar në rrjete sociale duke marrë shumë pëlqime dhe shpërndarje.
“Që tani e di se ditëlindjet janë shenjë e plakjes”, është një koment lidhur me djaloshin e vogël.
Videon mund ta shikoni këtu: https://www.youtube.com/watch?v=MJNt1IkUwDc&feature=youtu.be