Site icon Telegrafi

Dytë vrarë në Fushë-Kosovë

“Policia posa e ka marrë informatën në ora 2 e 50 se ka ndodhur një përleshje e armatosur në rrugën ‘Nëna Terezë’ te qendra sportive ‘Santiago Bernabeu’ në Fushë-Kosovë, ka vërejtur dy persona të plagosur me armë zjarri, ku që të dy janë dërguar në emergjencë me ndihmën e shpejtë, për të cilët pas pak e ka marrë informacionin se kanë ndërruar jetë. Në anën tjetër, në stacionin policor janë shoqëruar dy persona”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi.

Siç njofton Koha, Policia nuk ka dashur të tregojë emrat e viktimave dhe të të arrestuarve për këtë rast, por a jozyrtarisht mësohet se viktimat janë Ali Rexhepi dhe Berat Pirraku, ndërsa njëri nga të dyshimtët për vrasje është Vesel Aruçi. /Telegrafi/

Exit mobile version