Në cikël mujor femëror mund të përfshijë disa ditë me dhimbje e krampe, të njohura ndryshe, si dysmenorrhea. Si mund të qetësoheni nga to? Këshillat e mëposhtme të vetëkujdesit mund t’ju ndihmojnë:
• Merrni qetësues mjekësorë. Qetësues të tipit ibuprofen mund të parandalojnë trupin të prodhojë "dhimbjet".
• Vlerësoni marrjen e magnezit. Marrja e këtij mikroelementi (minerali) prej 360 mg në ditë ndihmon muskujt e mitrës të relaksohen (qetësohen).
• Mos harroni vajin e peshkut. Marrja ditore e tij prej 1.800 mg në ditë ndihmon në parandalimin e simptomave menstruale.
• Merrni vitaminën E si mjet parandalues. Për të parandaluar dhimbjet therëse merrni 400600 UI (unite-njësi) të vitaminës E në ditë për 5 ditë me radhë, duke e filluar këtë marrje 2 ditë përpara menstruacioneve.
• Komunikoni me mjekun tuaj. Ndoshta disa preparate mjekësore antiinflamatore e josteroide ose pilula që kontrollojnë lindjen mund të ndihmojnë në qetësimin nga dhimbjet.
• Bëni një kontroll të përgjithshëm. Ndoshta dhimbjet tuaja. mund të shkaktohen. nga ndonjë gjendje tjetër mjekësore, e cila duhet të trajtohet.
Këto këshilla e udhëzime nuk kanë për qëllim të zëvendësojnë rekomandimet e mjekut apo të farmacistit tuaj./Telegrafi/