Telegrafi

I dyshuari për vrasjen e 39 personave në Stamboll, pranon se e kishte kryer sulmin (Foto/Video)

I dyshuari për sulmin terrorist të kryer në natën e Vitit të Ri në Stamboll, ka pranuar se ka kryer sulmin dhe se ishte trajnuar në Afganistan.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur zyrtarët turq, të cilët thanë se Abdulkadir Masharipov nga Uzbekistani ishte futur në Turqi në mënyrë ilegale, dhe se gjurmët e gishtërinjve të tij përputhen me ata që janë gjetur në vendin e krimit në një klub të natës në Stamboll, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, është konfirmuar se Masharipov që kishte kryer sulmin në të cilin kanë humbur jetën 39 persona, këtë vepër makabre e kishte bërë në emër të organizatës terroriste Shteti Islamik.

Masharipov është arrestuar të hënën mbrëma në Esenjurt, kurse së bashku me të janë arrestuar edhe pesë persona tjerë.

Sipas guvernatorit të Stambollit, Vasip Sahin, 50 persona janë arrestuar që kishin lidhje me sulmuesin. /Telegrafi/