Site icon Telegrafi

I dyshuari për vrasjen e Tupac Shakur del në gjykatë

Personi i akuzuar për vrasjen e Tupac Shakur u paraqit për herë të parë në gjykatë gjatë ditës së sotme (e mërkurë).

Duane ‘Keffe D’ Davis u arrestua javën e kaluar në lidhje me të shtënat fatale në makinë të reperit, në 1996.

Ai u akuzua për përdorimin e një arme vdekjeprurëse nga një juri e madhe, sipas avokatit të qarkut Clark County Las Vegas, Steve Wolfson.

Foto: AP

Në një seancë dëgjimore që u zhvillua mëngjesin e sotëm, Reuters raportoi se 60-vjeçari u paraqit para gjykatësit Tierra Jones dhe tha se avokati i tij kërkoi një vazhdim dy-javor.

Gjykatësi e pranoi kërkesën, që do të thotë se ai do të kthehet sërish në gjykatë më 19 tetor.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tupac Shakur

Davis u shfaq me një bluzë blu dhe pantallona të ngjashme dhe u prangos gjatë gjithë seancës.

Foto: AP

Ai pritet të qëndrojë në paraburgim deri në datën e ardhshme gjyqësore.

Policia e Las Vegas e mori atë në paraburgim javën e kaluar, pas një hetimi të gjatë për vdekjen e ikonës së muzikës.

Foto: Getty Images

Shakur ishte 25 vjeç kur u qëllua në afërsi të Las Vegas Strip natën e 7 shtatorit 1996.

Ylli i ndjerë po udhëtonte me një BMW kur dikush me një Cadillac hapi zjarr ndaj tij në një semafor të kuq.

Foto: Getty Images

Ai vdiq një javë më vonë nga plagët e shumta me armë zjarri në krah, kofshë, mushkëri dhe gjoks. /Telegrafi/

Exit mobile version