Telegrafi

I dyshuari për vrasjen e Dafina Zhubit, lirohet nga paraburgimi

Kanë kaluar më shumë se tetë muaj prej vrasjes së 34-vjeçares Dafina Zhubi, mirëpo nuk është mbajtur asnjë seancë rreth këtij rasti. I dyshuari kryesor i kësaj vrasje, Astrit Dibra, është liruar nga paraburgimi. Të paktën kështu thotë edhe nëna e të ndjerës, Ganimete Lloqani.

“Nuk është mbajt asnjë seancë dhe i dyshuari është liruar nga paraburgimi. Ende pa iu dorëzuar ekspertiza avokatit, ajo ka bërë kërkesën me e liru të burgosurin pa kurrfarë fakti”, ka thënë Lloqani. “Për tu liruar ai ka dhënë pare të madhe, mirëpo unë nuk kam me u dorëzu, se do t’i shkoj deri në fund kësaj pune. Këtë ia kam thënë edhe prokurores. Me mbyt një femën e me liru kriminelin për gjashtë muaj, nuk ekziston askund në botë”.

Në lidhje më këtë, Indeksonline ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Themelore, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.