Site icon Telegrafi

I dyshuari për vrasjen e Aulon Zekës, mund të dënohet me 10 vite burgim

Ish-gjyqtarja e Gjykatës së Apelit dhe tash avokate, Fëllanza Kadiu ka treguar disa nga motivet që e shtynë një të mitur për të kryer një vepër penale.

Ajo ka thënë se të miturit që kryejnë vrasje nga mosha 16 deri në 18 vjet mund të dënohen deri me 10 vjet burgim.

“Burgu për të mitur u shqiptohet vetëm atyre prej moshës 16-18 vjeçar”, ka thënë Kadiu në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ndërsa të miturit që kryejnë vrasje nën moshën 16 vjeçe mund të dënohen deri në 5 vjet burgim.

Këto dënime parashihen në Kodin e Drejtësisë për të mitur.

Ajo ka treguar edhe se çfarë masa edukative merren ndaj të miturit që ka kryer një vepër penale të caktuar.

“Ndërmerren masa edukative varësisht prej personit, sepse gjyqtari kërkon nga Qendra për Punë Sociale kërkon raport për personalitetin e të mitur por të vërtetuar se çka e ka shtyrë atë të mirut të kryejë veprën penale”.

Ajo ka thënë poashtu se nga përvoja e saj e ka kuptuar se shumica e të miturve që kryejnë vrasje pendohen, por jo edhe ata që kryejnë vepra penale të tjera.

“Të gjithë pendohen sepse ajo është e momentit por ka vepra penale të grabitjes, vjedhjeve të rënda, atëherë ka persona që vazhdimisht përsërisin të njëjtën vepër”, tha ajo.

Kujtojmë se ditë më parë në Prishtinë është vrarë i riu Aulon Zeka.

Në lidhje me vrasjen e 16 vjeçarit  dy të dyshuarve R.G dhe G.H, u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Exit mobile version