G.H, i dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës, është djali i një emri të njohur në Kosovë.
Gazeta Express, nga burimet e saj mëson se G.H është djali i ish-drejtorit të Muzeut të Kosovës, Arbër Hadrit (që është djali i historianit Ali Hadri).
Aulon Zeka u gjet i vrarë me katër plumba mëngjesin e së shtunës në Prishtinë. Lidhur me rastin policia ka arrestuar dy persona të mitur, një djalë dhe një vajzë. /Express/