Site icon Telegrafi

I dyshuari për vrasjen e 22-vjeçarit në Gjilan, dikur në shoqërinë e politikanëve kosovarë (Foto)

Policia e Kosovës ka arrestuar një 26 vjeçarin Liridon Uruqi, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e mbrëmshme në Bresalc të 22 vjeçarit Fatlind Arifi nga Gjilani.

Mësohet se dorasi Liridon Uruqi është i njohur për autoritetet e rendit për shkak se edhe më herët ai ishte arrestuar për përfshirje në raste si plagosje e rrahje.

Sipas disa imazheve të cilat Liridon Uruqi ka ndarë përmes llogarisë së tij të rrjeteve sociale, ai është parë shpesh i shoqëruar nga figura publike.

Lexo po ashtu Ky është i riu që u vra në Bresalc (Foto)

Në profilin e tij në facebook, 26 vjeçari, ka të publikuara fotografi me politikanët kosovarë si kreun e tanishëm të Skënderajt, Bekim Jasharin, Kryeministrin Ramush Haradinaj, ish-kryetarin e Gjilanit Qemajl Mustafën, deputetin Daut Haradinaj, si dhe me kreun e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe zyrtarëve të tjerë, njofton Klan Kosova.

Fotografitë e tilla të shoqëruar nga politikanët kosovarë duket se janë shkrepur gjatë pjesëmarrjes së tyre në takime në komuna  apo vizita të ndryshme.

 

Exit mobile version