Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me sulmin me thikë në një shkollë të Francës ku u vra një mësues dhe dy persona të tjerë u plagosën dhe policia ka bërë të ditur se sulmuesi është arrestuar.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta në qytetin verior të Arras, transmeton Telegrafi.
In #France, a man, shouting “Allahu Akbar”, stabbed a schoolteacher to death
In the city of #Arras in France, a man with a knife attacked a school. A teacher was killed, several people were injured, BFM TV reported.
All educational institutions in the city were closed after the… pic.twitter.com/LJ6CpBVVIe
— NEXTA (@nexta_tv) October 13, 2023
I dyshuari kishte bërtitur “Allahu Akbar” ose “Zoti është më i madhi” gjatë sulmit, tha policia për agjencinë e lajmeve AFP.
France, knife attack at school in Arras. One dead and several injured. pic.twitter.com/XXKl6BrOxV
— RadioGenoa (@RadioGenoa) October 13, 2023
Sulmuesi besohet se ishte në të 20-tat dhe vëllai i tij gjithashtu është ndaluar nga policia.
Dy video të cilat janë shpërndarë në rrjetin social X, por që ende nuk janë konfirmuar, besohet të jenë nga sulmi që ndodhi në këtë shkollë. /Telegrafi/