I dyshuari për plagosjen e tre personave afër një qendre islamike në Cyrih është një 24 vjeçar me shtetësi zvicerane por me origjinë nga Gana i cili sipas të gjitha gjasave nuk ka lidhje me islamistët radikalë, thuhet nga Policia.
Siç transmeton Reuters, policia nuk e ka bërë publik emrin e të dyshuarit por beson se ai ka vrarë një person tjetër në Cyrih, të dielën.
Policia supozon se i dyshuari edhe ka kryer vetëvrasje pas sulmit të djeshëm.
“Ai është zviceran por nuk dimë asgjë për motivet e tij”, ka thënë shefi i hetimeve në Policinë e Cyrihut në konferencën për media.