Telegrafi

I dyshuari duke qëlluar me armë nga një dritare, në sulmin që la disa të vdekur në Hamburg të Gjermanisë

Disa pamje të publikuara që thuhet se janë bërë nga një dëshmitar okular duket se tregojnë një person duke qëlluar me armë nga një dritare në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg, Gjermani.

Policia thotë se personi i armatosur ka vepruar i vetëm dhe mendohet se ka vdekur.

Është e paqartë nëse sulmuesi është në mesin e gjashtë apo shtatë viktimave të raportuara nga mediat gjermane, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu ‘Ka pasur rreth katër periudha të të shtënave’: Dëshmitarët tregojnë se çfarë panë gjatë sulmit në Hamburg të Gjermanisë, ku mbetën shtatë të vdekur

Policia thotë se personi i armatosur veproi i vetëm në sulmin e së enjtes dhe mendohet të jetë i vdekur.

Ata shtojnë se ende “nuk ka informacion të besueshëm për motivin”.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat gjermane, personi i armatosur është një ish-anëtar i komunitetit fetar, i moshës midis 30 dhe 40 vjeç.

Viktimat ende nuk janë identifikuar, ndërsa puna në vendngjarje po vazhdon.

Lexo po ashtu Sulmi në Hamburg, momenti kur policia hyn në objektin ku u vranë shtatë persona

Policia thotë se në vendngjarje ka gjetur një person të vdekur për të cilin mendon se mund të ketë qenë autori dhe hetimet po vazhdojnë.

Ata u thirrën rreth orës 21:15 me orën lokale të enjten, ku u raportua për të shtëna në ndërtesën në rrugën Deelböge, rrethi Gross Borstel, tha zëdhënësi i policisë Holger Vehren.

Oficerët që hynë brenda gjetën njerëz që “mund të jenë plagosur rëndë nga armët e zjarrit, disa prej tyre për vdekje”, citohet të ketë thënë ai.

“Policët kanë dëgjuar edhe të shtëna nga pjesa e sipërme e pallatit dhe janë ngjitur në katin e sipërm, ku kanë gjetur edhe një person. Deri më tani nuk kemi të dhëna se ndonjë autor ka ikur”. /Telegrafi/