Në Evesham të Anglisë qytetarët e kanë njoftuar Policinë, për një çantë të dyshimtë ku dyshohej se gjendet një bombë me tela.
Por, pasi hetuesit shkuan në vendin e ngjarjes, kuptuan se brenda ndodhej një lodër fëmijësh, që nuk përbënte aspak rrezik, transmeton Telegrafi.
Në fakt, përjashta çantës shiheshin vetëm telat dhe kalimtarët kanë menduar se janë të lidhura me ndonjë teledirigjues, sikur ndodhë zakonisht nëpër filma.
Policia ka njoftuar se çantën e kishte harruar një grua, që kishte hyrë brenda qendrës tregtare për të kryer disa blerje.
“Është shkaku i eksplodimeve të shpeshta, që kanë bërë të nxiten dyshime edhe në gjëra shumë të zakonshme”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/