Telegrafi

Dyshuan se ishin vampirë, banorët vrasin nëntë persona – qeveria e Malawit angazhon ushtrinë (Foto/Video,+18)

Policia ka arrestuar 200 anëtarë të dyshuar për vrasjen e të paktën nëntë personave që besonin se ishin vampirë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një valë sulmesh ka tronditur Malawin dhe ka detyruar qeverinë të vendosë ushtrinë dhe të imponojë një shtetrrethim në vendin e Afrikës Lindore, ku besimi në magjinë është i përhapur.

Vendasit pretendojnë se të vrarët po përpiqeshin të vidhnin gjakun e njeriut për ritualet voodoo.

Policia ka bërë dhjetëra arrestime të reja pasi sulmet u përhapën në Blantyre, qyteti i dytë më i madh i Malawit, ku turmat e dogjën një person dhe e vranë me gurë një tjetër.

Disa pjesë të vendit janë shpallur zona “pa lëvizje”, me udhëtarët e huaj të paralajmëruar për të ushtruar “kujdes të madh”, sidomos pas errësirës, mes frikës se të huajt mund të vihen në shënjestër.

Dy meshkuj të vrarë në Blantyre u akuzuan për gjakderdhje, edhe pse ekspertët mjekësor mohojnë ekzistencën e vampirizmit në Malavi.

Amos Daka, kreu i Shoqërisë Mjekësore të Malawit, i ka thënë Reuters se ai nuk ishte në dijeni se “dikush ka prova adekuate klinike për të mbështetur ndonjë nga pretendimet e shumta deri më tani”.

Sulmet e turmave filluan në shtator në katër rrethe në Malavin jugor përpara se të përhapeshin në Blantyre. /Telegrafi/