Për shkak të një tradhtie të pretenduar, një grua ka mbetur pa dy këmbët pasi bashkëshorti i saj xheloz ia preu dy shputat e këmbëve me shpatë.
Putu Careen e cila të enjten u pranua në spitalin e fshatit Kangu në Bali, ka mbetur pa dy këmbët pas një sulmi brutal nga bashkëshorti i saj, i cili ia preu shputat e këmbëve brenda shtëpisë ku jetonin, transmeton Telegrafi.
Raportohet se policia ka arritur ta arrestoj burrin e dhunshëm i cili dyshonte se gruaja po e tradhton me tjetrin, dhe që pa u menduar dy herë ia preu shputat e këmbëve.
Zëdhënësi i policisë që kanë arrestuar burrin, ka deklaruar se gruaja e “masakruar” ishte dërguar në spital nga burri i saj.
Një dëshmitarë i këtij rasti të tmerrshëm ka pranuar se burri kishte sulmuar gruan brenda shtëpisë në të cilën jetonin së bashku ku ne prezencë të fëmijëve 9 dhe 13 vjeç ia preu shputat e këmbëve.
Ky dëshmitar gjithashtu është duke u munduar të mbledh 100 mijë dollarë australianë, për ta ndihmuar gruan e lënduar që t’i paguaj shpenzimet e shërimit, kurse deri më tani ka mbledhur gjysmën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vFZ8JFgrcys