Site icon Telegrafi

Dyshonte se e dashura po e tradhtonte, vendosi ta testojë besnikërinë e saj në një kamerë të fshehur (Video)

Kur ekziston pasiguria në një lidhje, mjafton një shkëndi e vogël që të lindin probleme që në shumë raste qojnë tek ndarja.

Por njerëzit shpesh dëshirojnë të testojnë besnikërinë dhe dashurinë e partnerëve të tyre, duke i detyruar të bëjnë gjëra të pakuptimta, transmeton Telegrafi.

Një gjë e tillë ka ndodhur me një çift të ri në Shtetet e Bashkuara, ku një djalë kishte angazhuar një kompani private që merret me realizmin e kamerave të fshehta, për ta sfiduar të dashurën.

Ai vazhdimisht dyshonte se ajo nuk po i qëndron besnike dhe për ta shuar këtë dyshim, ai vendosi ta testoj përmes një kamere të fshehur, ku protagonisti kryesor i  kësaj ngjarje ishte instruktori i jogës.

Dhe pasi që e dashura e tij vazhdimisht shkon në palestër dhe praktikon jogën, mendonte se kjo do të ishte mundësia më e mirë për ta matur besnikërinë, duke e ndërruar instruktorin e vërtetë me një aktor muskuloz.

Kështu pas disa ushtrimeve që ai i propozonte ata filluan të bisedojnë dhe në disa momente ta prekte në pjesë të “papërshtatshme”, derisa i dashuri i saj gjithë këtë ngjarje e shikonte në kompjuter në një objekt tjetër.

Ai fillimisht nuk e morri edhe aq afër zemrës, por me kalimin e kohës dhe praktikimin e ushtrimeve të ndryshme ai filloi të djersitet dhe nuk mund t’i besonte syve të vet se çfarë po shihte. /Telegrafi/

 

Exit mobile version