Ky është momenti shokues kur një grua e cila dyshonte se bashkëshorti i saj po e tradhton, e zë duke i kërkuar numrin e telefonit një adoleshenteje në një kamerë të fshehtë të realizuar në rrugët e qytetit.
Ai është filmuar nga ekipi To Catch a Cheater të cilët janë të specializuar në realizimin e kamerave të fshehta, ku gruaja e tij Ellen kishte kërkuar ndihmën e tyre, transmeton Telegrafi.
Asaj i kishte lindur dyshimi më herët, kur fqinjët i kishin thënë se dikush u kishte treguar se një adoleshente më herët ishte parë duke u futur në shtëpinë e çiftit.
Por në mungesë të provave, kishte heshtur duke menduar se mund të jenë thashetheme.
Dhe kështu kërkoi ndihmën e këtij ekipi të cilët angazhuan një vajzë e cila në fakt është mbi moshën 18-vjeçe, por që në kamerë të fshehtë bashkëshortit të saj i prezantohet si një 16-vjeçare.
Derisa ajo po mundohej ta joshte duke bërë poza provokuese, ky burrë dukej se po i rezistonte tundimit, por në fund dorëzohet dhe pajtohet t’ia merr numrin adoleshentes edhe pse i vetëdijshëm që ajo ishte e mitur.
Por sikur kjo të mos mjaftonte, derisa ajo largohej dhe po nisej në drejtim të veturës, ai vëren se e gjitha ishte e përgatitur dhe i vërsulet vajzës dhe kameramanëve të cilët duke vrapuar futen në veturë.
Edhe pse Ellen ishte dëshmitare e kësaj skene të tmerrshme, ajo vendosë që të mos ndahet nga ai duke kërkuar këshillë nga një psikolog që merret me problemet martesore. /Telegrafi/