Site icon Telegrafi

Dyshonte në sinqeritetin e partnerit, angazhon një bionde të bukur për ta provokuar – dëshpërohet nga veprimet e tij (Video)

Një vajzë e re e cila dyshonte se partneri ka filluar të sillet ndryshe në raport me të, kishte angazhuar një bionde të bukur për ta joshur, me qëllim që ta vlerësojë besnikërinë e tij.

Por, edhe pse së fundmi ai i kishte premtuar se shumë shpejt do t’i propozoj martesë, ajo ishte skeptike lidhur me pretendimet e tij, dhe kështu vendosi ta provokoj nëse do ta tradhtonte me një tjetër, transmeton Telegrafi.

Dhe është interesant se si në një moment derisa ajo shikonte në ekranin e kompjuterit momentin kur të dashurit të saj i afrohet biondja e bukur, kamera fokusohet në sqetullat e saj të cilat pothuajse nuk i kishte rruar me vite.

Lexo po ashtu Pas 50 viteve martesë e tradhtoi gruaja me një më të ri, ai nga mllefi preu organin gjenital e tij dhe e hodhi në liqen (Foto)  

Sidoqoftë, kur vajza tjetër u shfaq para partnerit të saj, ai menjëherë ndërroi qëndrim dhe nuk arriti t’i rezistoj tundimit dhe në fund u dorëzua duke u pajtuar që t’ia jep numrin asaj.

Dhe kur ajo e pyeti në një moment nëse kishte të dashur, ai me plot bindje i tha “jo”, duke mos e përmendur fare të dashurën e cila në ato momente po e vëzhgonte me vëmendje gjithë situatën. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=h0weK3ri7fs

 

Exit mobile version