Fuqia e hipnozës është shumë e madhe, por ekzistojnë grupe të njerëzve që janë skeptikë dhe mendojnë se gjithçka është e përgatitur paraprakisht.
Një gjë e tillë ka ndodhur me një të ri i cili dyshonte në fuqinë e hipnozës, por për t’ia dëshmuar të kundërtën, një hipnotizues e ka ftuar që t’i nënshtrohet një seance, transmeton Telegrafi.
Ai fillimisht i tregon se pasi e hipnotizon do ta bëjë të besojë se penisi i tij është shumë i madh, dhe se gjithçka çfarë do të bëjë do të realizohet me urdhrat që do t’ia jep hipnotizuesi.
Pas këtij sesioni të hipnozës, ky i ri ka ndërruar mendje dhe u ka bërë thirrje të gjithë atyre skeptikëve që ta provojnë nëse dëshirojnë të binden.
Për më shumë shikoni videon e postuar më poshtë, dhe shikoni reagimin e të riut i cili mbeti pa fjalë pas hipnozës. /Telegrafi/