Telegrafi

Dyshonte në besnikërinë e partnerit, i kërkon ta hap telefonin me Face ID

Një moment qesharak është filmuar me kamerë amatore në rrugët e një qyteti në SHBA, derisa lokacioni i saktë nuk dihet.

Sidoqoftë, ajo çfarë u ka bërë më së shumti përshtypje të gjithë atyre që kanë pasur rastin ta shohin, është veprimi i burrit dhe këmbëngulësia e një gruaje e cila me çdo kusht kërkonte nga ai ta hapte telefonin me Face ID, transmeton Telegrafi.

Burri në video që besohet të jetë i dashuri i saj, që me çdo kusht mundohej ta shmangte kontaktin e drejtpërdrejtë me telefonin, sikur nuk donte që të hapej dhe të shihte çfarë kishte brenda ti dhe ky veprim vetëm sa e bënte edhe më shumë xheloze partneren.

Por, këtë betejë duket se e fiton gruaja që largohet me vrap nga gëzimi, e burri që bërë “akrobacione” për ta shmangur u dëshpërua nga dështimi. /Telegrafi/