Një vajzë e re dyshonte në besnikërinë e të dashurit, dhe kështu një ditë deshi ta testoj tundimin me shoqen e ngushtë të cilës i kërkoi ta provokoj në rrugë.
Jo më kot kishte zgjedhur shoqen e ngushtë për ta angazhuar në kamerën e fshehtë, për faktin se vazhdimisht i kishte thënë haptazi partneri se ajo i pëlqen shumë dhe se është atraktive, transmeton Telegrafi.
Dhe në momentin që ajo shfaqet kinse rastësisht para syve të tij e veshur me rroba provokative, ai menjëherë filloi të shfaq interesim të madh. Kurse për ta ndezur situatën, ajo i kërkoi që ta vizitojë ndonjëherë në shtëpinë e saj, dhe përgjigja e tij ishte e menjëhershme “po”.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo në një moment i afrohet dhe i kërkon që ta ngrit në ajër, veprim ky që nervozoi tej mase të dashurën e tij që po vëzhgonte gjithçka nga ekrani i televizorit. Më pas ekipi i kamerës së fshehtë e pyesin se çfarë e ka ndërmend të bëj, derisa ajo nuk i besonte syve se çfarë kishin parë.
“Patjetër se do të ndahem nga ai. Fakti që pranoi ofertën e saj për të shkuar në shtëpinë e saj, tregon se është i gatshëm të bëjë gjithçka prapa shpinës time”, ka thënë vajza që shuajti dilemat që i kishte për një kohë të gjatë. /Telegrafi/