Telegrafi

Dyshonin se vidhnin gjakun e njerëzve për të kryer rituale “voodoo”, banorët e nervozuar vrasin nëntë “vampirë” (Foto/Video, +16)

Një grup burrash kanë vrarë të paktën nëntë persona, të cilët dyshohet se ishin “vampirë” që vepronin në Malawi.

Forca të shumta të policisë dhe ushtrisë kanë “zbarkuar”, dhe kanë arrestuar afër 140 burra të cilët dyshohet se kishin sulmuar dhe akuzuar njerëz për “vampirizëm”, transmeton Telegrafi.

Në këtë zonë banorët besojnë në besëtytni dhe si pasojë e kësaj janë shpeshtuar sulmet ndaj këtyre personave që janë duke e pësuar në Blantyre, qyteti i dytë më i madh në këtë vend, ku banorët copëtuan një person “vampir” dhe varrosën për së gjalli një tjetër.

Banorët pretendojnë se personat e varë janë munduar të vjedhin gjakun e njerëzve me qëllim që të kryejnë rituale voodoo. /Telegrafi/